BallinaLajme​Ferizaj në terr, japin sqarime nga KOSTT

​Ferizaj në terr, japin sqarime nga KOSTT

Të ngjajshme

Superdueli i së dielës në basketboll, Peja pret Bashkimin

Sonte zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së parafundit...

E pa ‘vdekjen’ me sy, Oscar pensionohet nga futbolli

Oscar dos Santos Emboaba Junior, i njohur thjesht si...

QKSS: Dërgimi i FSK-së në Gazë, hap strategjik për Kosovën

Dërgimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës...

Goli i Muriqit motivon Barçën, e mposhtin Atleticon dhe i ikën Realit për 7 pikë

Barcelona ka marrë një fitore të madhe ndaj Atleticos. Ata...

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT, bën të ditur se, si pasojë e daljes jashtë funksionit të transformatorit TR3 në NS Ferizaj 1, janë shkaktuar ndërprerje dhe reduktime në furnizimin me energji elektrike në zonën e Ferizajt.

Sipas njoftimit të KOSTT-it, me qëllim të adresimit të situatës, KOSTT ka ndërmarrë veprime të menjëhershme, duke iniciuar procedurat për zhvendosjen e transformatorit TR1 110/10 kV nga NS Skenderaj në NS Ferizaj 1, si dhe duke realizuar vlerësimin teknik dhe përgatitjen e tij për operim.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të ndërmerren me prioritet hapat e mëtejmë për stabilizimin e sistemit elektroenergjetik, ndërkohë që po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit në normalitet”, thuhet në njoftim.

KOSTT-i deklaron se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me KEDS për menaxhimin sa më efikas të situatës dhe minimizimin e ndikimeve.

Ndryshe, edhe ditë më parë pati reduktime te ashpra të energjisë elektrike në Ferizaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz