BallinaLajmeKurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një...

Kurti pa reagim për Vjosa Osmanin që e mbylli mandatin, ka një urim për Balen Shah, kryeministrin e zgjedhur të Nepalit

Të ngjajshme

A do të qëndrojë në Napoli edhe pas këtij sezoni? Flet De Bruyne

Kevin De Bruyne ka konfirmuar se do të qëndrojë...

Arrest për krime lufte në Kaçanik, armë dhe uniformë e MUP-it gjenden në bastisje

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës...

Tahiri: Çmimet e derivateve rrezikojnë të lënë toka djerrë

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës ka ndikuar...

Superdueli i së dielës në basketboll, Peja pret Bashkimin

Sonte zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së parafundit...

Kryeministri Albin Kurti nuk ka reaguar për përmbylljen e mandatit nga presidentja Vjosa Osmani sot, e cila ia kaloi detyrën kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni në Presidencë.

Megjithatë, Kurti nuk e la pa i dërguar urime kryeministri të zgjedhur të Nepalit për nisjen e mandatit të ri.

Ai në një postim në X i uroi suksese atij, ndërsa tha se pret forcim të bashkëpunimit mes Kosovës e Nepalit.

“Urime Balen Shah për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Nepalit. Ju uroj shumë suksese në avancimin e progresit, stabilitetit dhe mirëqenies për vendin tuaj. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe institucioneve tona, si dhe ndërtimin e një partneriteti konstruktiv ndërmjet popullit të Kosovës dhe Nepalit”.

Osmani përfundoi sot mandatin pesëvjeçar në krye të shtetit. Ajo u bë presidente pas marrëveshjes që pati me Kurtin në zgjedhjet e 2021-ës, në të cilat hynë në një listë të përbashkët. Osmani, e cila pati ambicie të mbesë edhe për një mandat presidente, nuk u kandidua nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz