BallinaLajmeKomisioni i MINT: S’u evidentuan devijime në matjen e shpenzimit të rrymës,...

Komisioni i MINT: S’u evidentuan devijime në matjen e shpenzimit të rrymës, por kishte skadim afati, do të ketë gjoba ndaj KEDS

Të ngjajshme

Favorit vetëm në letër, Arsenali eliminohet nga Southamptoni

Southamptoni ka arritur një fitore befasuese në FA Cup. Ata...

Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar...

Gyokeres vazhdon me super formën e tij, barazon ndaj Southamptonit

Arsenali ka arritur të barazojë shifrat ndaj Southamptonit. Dhe padyshim...

Haradinaj ia uron Papës Pashkët, me atë rrugë “ia kërkon” edhe njohjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë...

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit tha se edhe sot kanë vazhduar inspektimet për verifikimin e njehsorëve elektrikë pas dyshimeve të ngritura për matjen e shpenzimit të energjisë elektrike.

MINT thotë se Komisioni gjeti devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë.

“Për shkak të numrit të madh të ankesave nga konsumatorët lidhur me njehsorët elektrikë, Komisioni Verifikues, i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, edhe gjatë ditëve të fundjavës, në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po i vazhdon verifikimet në terren. Deri më tani, nga të gjithë njehsorët e verifikuar në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, janë konstatuar devijime në datë dhe orë krahasuar me kohën reale, por nuk janë evidentuar devijime në matjen e shpenzimit të energjisë”.

Ndërkohë, Ministria tha se IQMT tashmë ka përgatitur gjoba ndaj KEDS-it për njehsorët, të cilëve u kishte skaduar afati i vlefshmërisë.

“Siç kemi njoftuar edhe më parë, mbrojtja e konsumatorit është ndër prioritetet kryesore të MINTI-t, andaj puna e Komisionit Verifikues do të vazhdojë edhe në ditët në vijim”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz