BallinaShowBizVajza 19-vjeçare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj...

Vajza 19-vjeçare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie bën debutimin e saj në një videoklip muzikor

Të ngjajshme

Kusari-Lila: Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore garanton mbrojtje më të madhe për konsumatorët

Ministja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari...

Valon Vataj merr pozitë të re, emërohet kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve

Valon Vataj është emëruar kryetar i Shoqatës së Ndërtuesve...

Hospitalizohet legjenda Ibrahim Tatlises, vajza jep lajmim e fundit

Këngëtari legjendar turk Ibrahim Tatlises, i njohur si “Perandori”,...

Shiloh Nouvel Jolie, vajza 19-vjeçare e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ka bërë debutimin e saj në një videoklip muzikor.

Shiloh shfaqet në një klip 26-sekondësh nga videoklipi “What’s a Girl to Do” i këngëtarit Dayoung, i cili pritet të publikohet i plotë së shpejti.

Në video, ajo paraqitet si balerinë, e veshur me një bluzë të kuqe, me aksesorë të spikatur si unaza të mëdha dhe një vath ari në buzë, ndërsa flokët i ka të lidhura në gërsheta.

Ky është një tjetër hap në rrugëtimin artistik të saj, ndërsa kujtohet se në vitin 2024 ajo vendosi ligjërisht të heqë mbiemrin “Pitt” dhe tashmë përdor emrin Shiloh Nouvel Jolie.

Ish-çifti i famshëm ka gjashtë fëmijë: Maddox Jolie-Pitt (24 vjeç), Pax Jolie-Pitt (22 vjeç), Zahara Jolie-Pitt (21 vjeçe), si dhe binjakët Knox Jolie-Pitt dhe Vivienne Jolie-Pitt, të cilët janë 17 vjeç.

Shiloh, Knox dhe Vivienne janë fëmijët biologjikë të çiftit, ndërsa Maddox, Pax dhe Zahara janë të adoptuar.

Debutimi i Shiloh në videoklip ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, duke sinjalizuar një hyrje të mundshme në botën e artit dhe performancës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz