BallinaLajmeUshtarët e Luksemburgut, Holandës dhe Belgjikës largohen nga KFOR pas një viti...

Ushtarët e Luksemburgut, Holandës dhe Belgjikës largohen nga KFOR pas një viti shërbimi

Të ngjajshme

Man City e dyfishon epërsinë ndaj Liverpoolit, shënon përsëri Haaland

Manchester City e ka dyfishuar epërsinë ndaj Liverpoolit në...

Nuk ndalet City, Haaland shënon të dytin

Manchester City ka shënuar edhe golin e dytë ndaj...

Barcelona i ofron kontratë të re Christensenit, por me ulje page

FC Barcelona ka bërë një përpjekje për ta mbajtur...

KFOR ka njoftuar për përfundimin e shërbimit njëvjeçar të njësisë së Beneluksit në Kosovë, e përbërë nga ushtarë nga Luksemburgu, Holanda dhe Belgjika. Kjo njësie ka qenë pjesë e Batalionit të Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimit (ISRBN) të misionit të udhëhequr nga NATO.

Gjatë detyrës së tyre, ushtarët përdorën dronin “X-300 Integrator” për të monitoruar situatën në terren, duke rritur ndërgjegjësimin dhe efikasitetin operativ në rajon. Aktiviteti i tyre pasqyron përkushtimin e KFOR-it për të mbajtur një mjedis të sigurt për banorët e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në njoftim theksohet se misioni i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij, i cili bazohet në Rezolutën 1244 të OKB-së të vitit 1999, duke siguruar lirinë e lëvizjes dhe mbrojtjen e qytetarëve në mënyrë të paanshme.

KFOR punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) për të garantuar reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndaj sfidave të sigurisë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz