BallinaLajmeOsmani me një postim në orët e fundit si presidente: Këto pesë...

Osmani me një postim në orët e fundit si presidente: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të përfundoj sot mandatin e saj, duke ndarë një mesazh falënderimi me qytetarët përmes një videoje nga takimi përmbyllës i mandatit të saj.

Në postimin e saj, Osmani theksoi se këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një individi, por një rrugëtim i përbashkët me qytetarët dhe njerëz nga fusha të ndryshme të shoqërisë që kontribuuan për përparimin e vendit, transmeton lajmi.net.

“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme,” tha Osmani, duke përfunduar mesazhin me flamurin e Kosovës.

Ky postim shënon përmbylljen e mandatit të Osmanit, pas së cilës detyrën e presidentit, në ora 16:00, e merr kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, përmes dorëzimit ceremonial të detyrës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz