BallinaSportFutbolli italian në krizë, Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Futbolli italian në krizë, Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Të ngjajshme

Selin apo Brikena, cila do shpallet sonte finalistja e parë?

Sonte mbrëma sytë e të gjithë shikuesve do të...

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen ndaj Barcelonës

Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka konfirmuar se...

Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani

Dy persona të dyshuar shqiptarë janë arrestuar në Calais të...

Ish-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka reaguar ashpër ndaj politikave shtetërore, duke ngritur shqetësime serioze për gjendjen aktuale të futbollit në Itali.

Në një deklaratë publike, Gravina kritikoi mungesën e investimeve në infrastrukturë, duke theksuar se stadiumet e vjetruara dhe procedurat burokratike po pengojnë zhvillimin e sportit, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, Italia ka mbetur dukshëm pas vendeve të tjera evropiane në këtë aspekt, gjë që reflektohet edhe në nivelin konkurrues të klubeve.

Një tjetër çështje e ngritur nga Gravina, lidhet me industrinë e basteve dhe politikat fiskale, i cili kërkoi rishikim të sistemit të taksave dhe aplikimin e mekanizmave mbështetës, si kreditë fiskale, për të ndihmuar klubet dhe gjithë sektorin e futbollit.

Ai paralajmëroi se pa ndërhyrje të shpejtë dhe reforma konkrete, futbolli italian rrezikon të humbasë më tej terren në arenën ndërkombëtare.

Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat për futbollin italian, duke rritur presionin mbi institucionet për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në mbështetje të sportit më të ndjekur në vend.

Kujtojmë që Gabriele Gravina të mërkuren dha dorëheqje nga posti i Presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, pasi “Azzurët” dështuan të kualifikohen në Kupën e Botës, për herë të tretë radhazi./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz