Ylli i NBA, Luka Doncic ka pësuar një lëndim të rëndë.
Basketbollisti slloven gjatë ndeshjes mes LA Lakers dhe Oklahoma City Thunder, ka pësuar një dëmtim të muskujve të kofshës, duke mos luajtur në pjesën tjetër të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Me këtë lëndim, raportohet se 27-vjeçari tashmë ka humbur sezonin dhe nuk do të jetë i gatshëm të ndihmoj skuadrën e Lakers në ndeshjet vendimtare.
Po ashtu, Doncic i cili ishte duke shkuar drejt më të mirit, do të jetë jashtë garës për MVP, pasi nuk ka arritur rregullin prej 65 ndeshjeve sezonale.
Ai aktualisht ka një mesatare prej 33.5 pikësh, më të mirën në ligë, së bashku me 8.3 asistime dhe 7.7 ribaunde për ndeshje./IndeksOnline/
Ces images de Luka Doncic me font peur.
À deux semaines des playoffs, être abattu de la sorte quasi instantanément…
Difficile d'imaginer une soirée plus catastrophe côté Lakers.
(64 matchs au compteur, pour info)pic.twitter.com/edCily29O9
— Florian Benfaïd (@FlorianBenfaid) April 3, 2026