BallinaLajmeArrestohet i dyshuari që kërcënoi familjen Haradinaj, policia bastis shtëpinë – sekuestrohen...

Arrestohet i dyshuari që kërcënoi familjen Haradinaj, policia bastis shtëpinë – sekuestrohen armë e fishekë

Të ngjajshme

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar të premten në Pejë, pasi dyshohet se ka publikuar një video në rrjete sociale duke ofenduar familjen Haradinaj.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në Sheshi Shkëlzen Haradinaj. Pas arrestimit të të dyshuarit, autoritetet kanë kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri njëra prej të cilave kishte katër fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Sheshi  Shkëlzen Haradinaj, Pejë  03.04.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në rrjetin social ka postuar një video incizim duke ofenduar familjen Haradinaj.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij,  janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë  zjarri – pistoleta, njëra  me 4 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më poshtë mund të shihni pamjet e arrestimit të të dyshuarit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz