BallinaLajmeZhduket një vajzë në Klinë, policia nis hetimet

Zhduket një vajzë në Klinë, policia nis hetimet

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një vajze pasditen e së mërkurës në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.

Siç edhe bëhet e ditur në raportin 24-orësh, babai ka raportuar në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti po hetohet nga Policia e vendit.

“PERSON I ZHDUKUR/ Fsh. Krushevë e Vogël, Klinë  01.04.2026 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz