BallinaLajmePërplasjet për çmimin e naftës në Kuvend, opozita kërkon masa urgjente, pushteti...

Përplasjet për çmimin e naftës në Kuvend, opozita kërkon masa urgjente, pushteti kundërshton

Të ngjajshme

Irani rrëzon dy avionë ushtarake të ShBA-së

Një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore të ShBA...

Futbolli italian në krizë, Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Ish-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka...

“Rezultatet tregojnë se vdekja e Festim Isufit ishte për arsye personale”, flet avokati i Rinës

Avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht lidhur me rastin e vdekjes...

12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrëzohet nga dritarja e ndërtese në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës u kthye në temën kryesore të debatit në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së djeshme, duke nxitur përplasje të forta mes opozitës dhe qeverisë.

Deputetët opozitarë kërkuan heqjen e TVSH-së dhe akcizës për naftën, duke e konsideruar këtë si një hap të domosdoshëm për të lehtësuar barrën mbi qytetarët. Sipas tyre, një pjesë e përgjegjësisë për rritjen e çmimeve bie mbi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për shkak të, siç thanë, mungesës së reagimit në kohë, transmeton lajmi.net.

Arben Mustafa nga PDK akuzoi ekzekutivin për neglizhencë ndaj krizës së çmimeve, duke rikujtuar edhe situata të ngjashme në të kaluarën.

“Po kalojmë në një valë të re të rritjes së çmimeve… kjo rritje nuk po vjen vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda si pasojë e mosveprimit të kësaj qeverie,” deklaroi ai, duke shtuar se një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në vitin 2022.

Në të njëjtën linjë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kritikoi qeverinë për mungesë fokusimi në mirëqenien ekonomike.

“Kjo Qeveri nuk është duke u përkujdesur për zhvillimin ekonomik dhe standardin e jetesës, por po vepron vetëm për përfitime elektorale,” tha ai.

Kritika të ashpra erdhën edhe nga LDK. Deputeti Avdullah Hoti vlerësoi se ndërhyrja e vetme e qeverisë – vendosja e marzhës së fitimit për kompanitë e derivateve – nuk është e mjaftueshme dhe madje mund të ketë efekte negative.

“Me këtë masë, bizneset e bartin të gjithë rritjen e çmimeve tek konsumatori… në vend që të mbrohet qytetari, ai e bart plotësisht barrën,” u shpreh Hoti, duke paralajmëruar edhe rrezik për ulje të konkurrencës në treg.

Nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri e akuzoi qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.

“Sa herë që vendi përballet me kriza, kjo qeveri në vend se të ofrojë zgjidhje, kërkon të viktimizohet,” tha ai.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e qeverisë hodhën poshtë kërkesat e opozitës, duke i cilësuar ato si të nxituara dhe potencialisht të dëmshme për buxhetin e shtetit.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila theksoi se heqja e TVSH-së dhe akcizës mund të duket si zgjidhje e shpejtë, por nuk është e qëndrueshme.

“Këto janë vendime të lehta që mund të sjellin dëme të mëdha. Nevojiten analiza të mirëfillta dhe politika që mbrojnë më të ndjeshmit,” deklaroi ajo.

Edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, u shpreh kundër kësaj ideje, duke argumentuar se efekti për qytetarët do të ishte minimal, ndërsa humbjet për buxhetin të konsiderueshme.

Kryeministri Albin Kurti rikujtoi se kërkesa për heqjen e taksave mbi karburantet është bërë edhe më herët, por nuk është pranuar nga qeveria e tij.

“Nuk është hera e parë që e kërkoni këtë gjë… nuk e kam bërë asnjëherë dhe kam fituar edhe më shumë,” tha ai, duke shtuar se qytetarët nuk e mbështesin një politikë të tillë.

Duke folur për inflacionin, Kurti theksoi se ai është kryesisht i ndikuar nga faktorë të jashtëm.

“Inflacioni është i importuar, nuk është burimor… Kosova nuk ka burime të naftës,” u shpreh ai, duke lidhur rritjen e çmimeve me zhvillimet globale në tregjet e energjisë.

Debati pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa çmimet e larta të karburanteve mbeten një nga shqetësimet kryesore për qytetarët./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz