BallinaSportAlbian Hajdari pati 16 qepje në kokë pas lëndimit kundër Turqisë

Albian Hajdari pati 16 qepje në kokë pas lëndimit kundër Turqisë

Të ngjajshme

Albian Hajdari mund të rikthehet në përballjen e Hoffenheimit këtë fundjavë, vetëm pak ditë pas lëndimit të pësuar në kokë gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës me Kombëtaren e Kosovës.

Hoffenheim do të mund të llogarisë në dy përfaqësuesit kosovarë, Hajdarin dhe Leon Avdullahun, për ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Mainz 05 në Bundesliga. Të dy janë opsione për listën e ndeshjes, ka theksuar trajneri i TSG-së, Christian Ilzer.

Hajdari pësoi një prerje mbi vesh në humbjen 1-0 ndaj Turqisë, që sipas Ilzerit kërkoi 16 qepje. Ndërkohë, Avdullahu, i cili mungoi për shkak të një lëndimi në aduktor gjatë kualifikuesve, është gjithashtu shumë afër rikthimit.

“Natyrisht, tabela bëhet edhe më e rëndësishme me çdo ndeshje. Tani është faza finale, tani është momenti për të korrur frytet”, deklaroi Ilzer.

Pas vetëm një fitoreje në pesë ndeshjet e fundit, Hoffenheimi ka rënë në vendin e pestë. Pika më e ulët ishte humbja e thellë 0-5 ndaj RB Leipzig para pauzës ndërkombëtare.

“Në fillim të sezonit ishim një nga skuadrat më efikase. Aktualisht jemi ndër më pak efikaset”, ka shtuar trajneri i Hoffenheimit, skuadra e të cilit ka kohën neto më të ulët të lojës në Bundesliga këtë sezon, sipas Kicker.

Koha mesatare neto e lojës është 53 minuta e 41 sekonda, por Ilzer theksoi se mbajtja e kësaj kohe të ulët “nuk është një qasje taktike e Hoffenheimit”.

“Varet nga kundërshtari, intensiteti ynë i lartë dhe fakti që kundërshtarët marrin herë pas here pushime gjatë lojës”, sqaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz