Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës dhe kostos së jetesës, duke vënë në dukje mungesën e përgjegjësisë institucionale.
Sipas IKD-së, seanca, “ndarë nga serioziteti që kërkon një debat për çështje të tilla të interesit publik,” u zhvillua pa pjesëmarrjen e një pjese të konsiderueshme të deputetëve, si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Ky fakt sipas institutit tregon se Kuvendi “po e humb peshën si vend ku trajtohen realisht problemet e qytetarëve, si dhe pa substancë reale vendimmarrëse.”, transmeton lajmi.net.
IKD ka kritikuar gjithashtu përdorimin e gjuhës jo-parlamentare, ndërhyrjet dhe ndërprerjet e vazhdueshme gjatë debatit, duke theksuar se këto veprime “reflektojnë një degradim të standardeve të debatit dhe një mungesë respekti për institucionin.”
Instituti thekson se kjo qasje “jo vetëm që dëmton funksionimin e Kuvendit, por relativizon edhe temat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe stabilitetin ekonomik të qytetarëve.”
Ky reagim i IKD-së nënvizon nevojën për rritjen e përgjegjësisë dhe seriozitetit institucional, veçanërisht kur diskutohen çështje me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Komunikata e plotë: