BallinaSportKosova me arritje historike, rënditet e 78-ta në ranglistën botërore të FIFA-s

Kosova me arritje historike, rënditet e 78-ta në ranglistën botërore të FIFA-s

Të ngjajshme

Albina jep lajmin e shumëpritur, shtatzënë për herë të parë

Familjes do t’i shtohet së shpejti edhe një anëtar...

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 27-të Superligës...

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut...

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës ka arritur një rezultat historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke zënë pozitën e 78-të – niveli më i lartë që ekipi ka arritur ndonjëherë.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, FFK shkruan: “Nga pozita e 190-të në korrik të vitit 2016, Dardanët kanë shënuar një ngritje të jashtëzakonshme falë punës dhe përkushtimit të futbollistëve tanë.” Postimi përfshinte edhe katër fotografi që ilustrojnë historikun e Kombëtares dhe progresin e saj në ranglistë, transmeton lajmi.net.

FFK thekson se Kombëtarja ka treguar fuqinë e saj edhe gjatë kualifikimeve për Kupën e Botës, duke përballuar ekipe të forta dhe duke demonstruar lojë të organizuar dhe konkurruese. “E ardhmja është e ndritur!”, shkruan Federata, duke shprehur optimizmin për performancat e ardhshme të ekipit.

Megjithatë, Kosova nuk e pati fatin në finalen e play-off-it kundër Turqisë, ku u mund 0:1, një sfidë që nuk e pengon progresin historik të Kombëtares.

Njoftimi i plotë: 

🚀Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s
📈 Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri tani!
👏 Nga pozita e 190-të në korrik të vitit 2016, Dardanët kanë shënuar një ngritje të jashtëzakonshme falë punës dhe përkushtimit të futbollistëve tanë dhe kjo ngritje është promovuar në një postim me katër fotografi në rrjetet sociale të shtëpisë së futbollit botëror.
💪 Kosova ka treguar fuqinë e saj në kualifikimet për Kupën e Botës, por fati nuk ishte në anën e saj në finalen e madhe të “play-off”-it kundër Turqisë.
🌟 E ardhmja është e ndritur!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz