BallinaSportFlick, Arbeloa dhe Simeone dalin kundër thirrjeve islamofobe në ndeshjen Spanjë –...

Flick, Arbeloa dhe Simeone dalin kundër thirrjeve islamofobe në ndeshjen Spanjë – Egjipt

Të ngjajshme

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se është “koha për ndryshim” pasi thirrjet islamofobe njollosën barazimin 0-0 të kombëtares së Spanjës ndaj Egjiptit në një ndeshje miqësore të martën.

Incidentet prekën veçanërisht Lamine Yamal, i cili ishte një nga objektivat e tyre, shkruan “Football Espana”, përcjell “Gazeta Express”.

Thirrja “Kush nuk kërcen është mysliman” u dëgjua disa herë në “RCDE Stadium”, ndërsa policia ka hapur një hetim për rastin. Një ditë më pas, Yamal reagoi publikisht, duke i dënuar këto veprime si “të papranueshme”.

Më herët gjatë ditës, trajneri i Real Madridit, Álvaro Arbeloa, u pyet për situatën dhe deklaroi se “Spanja nuk është një vend racist”, duke theksuar megjithatë se duhet bërë më shumë për ta eliminuar një fenomen të tillë. Flicku vlerësoi reagimin e Yamalit.

“Mendoj se Lamine bëri një deklaratë fantastike. Futbolli përfaqëson përfshirjen. Është zhgënjyese që një numër i vogël idiotësh nuk e kuptojnë këtë. Është koha të reflektojmë dhe të mendojmë se çfarë duam në jetë dhe në futboll. Ne nuk duam racizëm. Ka të bëjë me bashkimin dhe të gjithë duam të respektohemi, pavarësisht racës dhe fesë. Është koha për ndryshim,” tha Flicku.

Edhe trajneri i Atlético Madridit, Diego Simeone, foli për këtë çështje, duke e cilësuar si një problem shoqëror më të gjerë.

“Është një problem shoqëror, jo vetëm në Spanjë, por edhe në Argjentinë dhe Brazil, në mbarë botën. Ka të bëjë me humbjen e respektit. Respekti që dikur kishim për prindin, mësuesin, trajnerin, policinë… është diçka që është humbur. Duhet të punojmë që, me besim dhe përkushtim, gjërat të përmirësohen,” u shpreh Simeone.

Spanja mund të përballet me gjobë ose mbyllje të pjesshme të stadiumit nëse ndëshkohet për këto thirrje, ndërsa në Federatën Mbretërore të Futbollit Spanjoll ekziston frika se FIFA mund ta marrë këtë çështje në konsideratë edhe për vendimmarrjet lidhur me Kupën e Botës 2030./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz