BallinaLajmeKollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Të ngjajshme

Albina jep lajmin e shumëpritur, shtatzënë për herë të parë

Familjes do t’i shtohet së shpejti edhe një anëtar...

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 27-të Superligës...

Ushtrimi i vetëm që ul tensionin në 4 javë

Personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut...

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila u ka dhënë deputetëve 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

E deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se vazhdon të jetë kandidate për presidente.

Në një përgjigje për RTV21, deputetja Kollçaku e la të hapur mundësinë që, nëse arrihet marrëveshje politike, të heqë dorë nga kandidatura.

“Deri tani jam, por jemi në pritje të opozitës se çfarë do të na propozojë. Krejt çka është në të mirë të Kosovës.”, tha ajo.

Zgjedhja e presidentit kërkon votat e të paktën dy të tretave të deputetëve në raundet e para, ndërsa në raundin e tretë mjafton shumica e thjeshtë prej 61 votash, një proces që e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërpartiak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz