BallinaLajmeAbdixhiku: Vetëm bizneset po përfitojnë nga kriza e naftës, Qeveria ua garanton...

Abdixhiku: Vetëm bizneset po përfitojnë nga kriza e naftës, Qeveria ua garanton fitimin – sot nafta shkoi në 2 euro

Të ngjajshme

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës plenare të Kuvendit për menaxhimin e krizës së çmimeve të naftës.

Sipas Abdixhikut, vetëm bizneset po përfitojnë nga situata e krijuar, ndërsa qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe pasiguri ekonomike, raporton lajmi.net

“Të vetmit që janë t’u fitu prej krizës së naftës janë vetëm bizneset dhe a e dini pse? Sepse kjo Qeveri prapa meje ua garanton këtë fitim. Luftërat nisin e përfundojnë, rinisi do të reja përfundojnë ato, një gjë në terminologjinë e VV-së mbetet konstante – është fitimi i garantuar prej Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për bizneset e Kosovës,” ka thënë ai.

Abdixhiku ka theksuar se LDK nuk është në Kuvend për të mbrojtur fitimet e garantuara nga Qeveria, por për të ngritur shqetësim dhe për të kërkuar konsensus mbi masat e duhura.

Ai ka nënvizuar dy alternativa: presim që Ministri i Jashtëm, Konjufca, të gjejë zgjidhje për hapjen e ngushticës së Hurmuzit, ose duhet të ndërmerren masa konkrete, përfshirë edhe çmimin tavan, pasi situata nuk po funksionon.

“Kemi dy alternativa: e para, presim që ministri ynë i Jashtëm, Konjufca, për hapjen e ngushticës së Hurmuzit, merr mbështetje nga Ajetullahu i ri – nuk pres që të ndodh; e dyta, pres që duhet të ndodh, është të marrim masa, përfshirë edhe çmimin tavan – nuk ka alternative, nuk po funksionon. Çmimi i naftës sot është 2 euro. Thënë në termat e Ministrit të Shëndetësisë: Operacioni i suksesshëm, por pacienti vdiq. Mirë shumë keni punu, por nafta 2 euro – kjo është kriza jonë”, tha Abdixhiku./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz