BallinaLajmeLDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

LDK prezanton Rezolutën për uljen e çmimeve të karburanteve

Të ngjajshme

Arben Vitia- Hykmete Bajramit: Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka reaguar deputetes...

Ushtarët letonezë patrullojnë vijën administrative, vazhdon angazhimi për siguri në Kosovë

Ushtarët letonezë të angazhuar në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E) të...

Këngëtarja kosovare e “djegë rrjetin” me fotosesionin e fundit

Këngëtarja kosovare, Mimoza Shkodra e ka ndezur rrjetin me...

MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situata është nën kontroll

Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan-Stanqiq është...

Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në seancën e jashtëzakonshme për naftën, tha se rritja e vazhdueshme e çmimit të këtij produkti, nuk është vetëm një lëvizje në treg, por baza e një krize ekonomike dhe sociale me ndikim në familjet kosovare.

“Duke pasur parasysh se edhe para rritjes se çmimit të naftës, vendi përballej me një numër të lartë të inflacionit prej 6%, mbi këtë rritja e çmimit të naftës përkthehet automatikisht në rritje e tutje të të gjitha produkteve bazike”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Deputetja e LDK-së tha se institucionet e Republikës së Kosovës deri më tani nuk kanë ndërmarr asnjë masë për të mbrojtur qytetarët.

Ajo prezantoi edhe Rezolutën e propozuar nga LDK-ja, dhe e përkrahur nga partitë e tjera opozitare, e cila përmban këto pika:

Kuvendi kërkon nga Qeveria uljen e përkohshme të akcizës. Qeveria duhet të aplikojë menjëherë ulje të akcizës nga 36 cent në litër në 20 cent në litër, me afat të përkohshëm deri në stabilizimin e çmimeve në bursa ndërkombëtare.

Kuvendi kërkon nga Qeveria ulje të përkohshme të TVSH në karburante, duke qenë se v18% është ad volarem, dmth rritet bashkë me çmimin, qytetarët paguajnë më shumë taksë sesa rritet çmimi.

Qeveria duhet të ulë TVSh për naftë nga 18% në 8% deri në stabilizimin e çmimeve.

Kuvendi kërkon nga Qeveria subvencionim të çmimit të naftës për sektorët më të ndjeshëm. Qeveria urgjentisht të gjeje forma për të subvencionuar çmimin e naftës për bujqit, bujqësinë, transportin publik dhe prodhuesit vendorë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz