Grupi parlamentar i Frontit Europian ka reaguar ashpër ndaj vendimit për tërheqjen e Propozim-ligjit për lojërat e fatit nga procedura parlamentare në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë si një veprim të pakuptueshëm dhe joserioz nga ana e Qeverisë.
Në reagimin e tyre publik, ata theksojnë se ky propozim ishte prezantuar si prioritet për mbrojtjen e qytetarëve dhe familjeve, si dhe për rregullimin e një sektori të ndjeshëm, por u tërhoq pa asnjë sqarim për opinionin. Sipas tyre, kjo tregon mungesë të theksuar të konsistencës dhe përgjegjësisë në politikëbërje.
“Qytetarët meritojnë transparencë dhe seriozitet, jo vendime të paqarta dhe të paqëndrueshme,” thuhet në reagim.
Fronti Europian gjithashtu thekson se, sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar sektori i lojërave të fatit ka realizuar qarkullim prej rreth 2.7 miliardë eurosh, një shumë që sipas tyre përbën afro gjysmën e buxhetit shtetëror. Kjo, sipas tyre, është arsyeja pse Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për ndalimin e këtij biznesi, por përkundrazi e ka stimuluar atë.
Në fund, ata kërkojnë përgjegjësi të qartë nga Qeveria, veçanërisht nga përfaqësuesit e VLEN-it, duke theksuar se luhatjet dhe vendimet e paarsyetuara në çështje kaq të rëndësishme përbëjnë jo vetëm dështim politik, por edhe dëm të drejtpërdrejtë ndaj interesit publik dhe besimit të qytetarëve në institucione.
Në vijim keni reagimin e plotë:
“Tërheqja e Propozim-ligjit për lojërat e fatit nga procedura parlamentare
është veprim i pakuptueshëm dhe joserioz nga ana e Qeverisë.
Ky aspekt që u prezantua si prioritet për mbrojtjen qytetarëve dhe
familjeve dhe rregullimin e një sektori shumë të ndjeshëm, tërhiqet pa
asnjë sqarim publik. Kjo tregon mungesë të qartë konsistence dhe
përgjegjësie në politikëbërje.
Qytetarët meritojnë transparencë dhe seriozitet, jo vendime të paqarta
dhe të paqëndrueshme.
Sipas të dhënave, gjatë vitit të kaluar lojrat e fatit kanë realizuar
qarkullim prej 2.7 miljard euro, që është sa gjysma e buxhetit të shtetit.
Kjo është arsyeja se përse kjo Qeveri nuk e ndal këtë biznes
përkundrazi e ka stimuluar.
Nëse Qeveria e posaçërisht eksponentët e VLEN-it, nuk janë në gjendje
të qëndrojnë pas premtimeve dhe politikave që vetë i promovojnë,
atëherë duhet të japin përgjegjësi të qartë para qytetarëve. Luhatjet dhe
vendimet e paarsyetuara në çështje kaq të rëndësishme nuk janë vetëm
dështim politik, por dëm i drejtpërdrejtë ndaj interesit publik dhe besimit
të qytetarëve në institucione.” thuhet në reagimin e Frontit Europain.