BallinaLajmeVrasja e Erona Coklit në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga...

Vrasja e Erona Coklit në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj nga ish-bashkëshorti, sot drejtësia vendos për të akuzuarin

Të ngjajshme

66 masa për sistemin e shtrenjtë shëndetësor të Gjermanisë

Një komision i posaçëm ka paraqitur disa propozime që...

Ushqimet që në mënyrë natyrale ulin kolesterolin

Ka disa ushqime që ngrisin nivelin e kolesterolit. Por ka...

​Detaje nga aksidenti fatal në rrugën Drenas-Baicë

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më...

Bordi i Paqes i jep afat për çarmatosje Hamasit

Bordi i Paqes në Gaza i ka dhënë Hamasit...

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton...

Sot në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij. Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00.

Rasti lidhet me ngjarjen tragjike që ndodhi më 12 prill 2024, e cila tronditi vendin dhe veçanërisht familjen Cokli nga Ferizaji.

Sipas aktakuzës, Aliu, 36 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Eronën, brenda zyrës së punëtores sociale gjatë një takimi që po zhvillohej në ambientet e institucioneve sociale.

Gjatë incidentit, viktima ishte e shoqëruar nga vëllai 15-vjeçar dhe punëtorja sociale. Sipas deklarimeve të të dyshuarit, gjatë një fjalosjeje me ish-bashkëshorten, ai nxori armën nga brezi dhe qëlloi në drejtim të saj dhe të vëllait të saj. Si pasojë, Aliu vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi rëndë djalin 15-vjeçar.

Shqyrtimi i aktgjykimit të nesërm pritet të japë vendimin për këtë rast që tronditi qytetin e Ferizajt dhe opinionin publik në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz