BallinaLajmeVjen një paralajmërim nga VV, javën e ardhshme mund të ketë takime...

Vjen një paralajmërim nga VV, javën e ardhshme mund të ketë takime për çështjen e presidentit

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se ajo çfarë ndodhi në seancën e Kuvendin nuk paraqet qëndrimet të partive sa i përket mundësisë se një marrëveshje për presidentin.

Madje ai ka thënë se sot në seancë ka pasur konstruktvitet dhe vendime të mira për qytetarët, duke ju referuar votimit të shtatë marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kraki ka thënë se edhe para nisjes së seancës së Kuvendnit kryeparlamentarja Haxhiu ka zhvilluar takime me partitë tjera për të arritur marrëveshje për rezolutën e PDK-së.

Ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet të ketë takime mes liderëve të subjekteve politike për cështjen e presidentit.

“Ka qenë ditë konstruktive dhe frytshme sot. Veprimet që kanë qenë në Kuvend kanë qenë të natyrës që kanë ndikim pozitiv diku më shumë, diku më pak te qytetarë t e Kosovës. Nuk ishte tema e presidentit sot, kohë kemi. Gjatë javës së ardhshme do të ketë edhe takime të liderëve besoj dhe do të shikohet ma konkretisht si janë gjërat. Normalisht edhe ky moment, si i sotmi, mundëson me pa disponimin e partive, sikurse që ishte i LDK-së që të jetë pjesë e konstruktivitetit në Kuvend…”, ka thënë Kraki në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se janë të interesuar që të gjejnë marrëveshje për presidentin dhe se nuk janë të interesuar të shkohet në zgjedhje.

PDK ka lëshuar seancën e Kuvendit sot, pasi rezoluta e tyre për “mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës së Kosovës dhe dinjitetit të viktimave” nuk u fut si pikë e parë e rendit të ditës.

Në seancë, pati edhe një debat mes Kurtit e Haradinajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz