BallinaLajmeLirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i madh...

Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i madh ende s’është hequr

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

IndeksOnline raportoi me parë për një rreshqitje të madhe gurësh në rrugën Pejë – Rugovë, duke vështirësuar qarkullimin e automjetëve në këtë zonë.

Tani policia njofton se është liruar një korsi për vetura në rrugën për në Rugovë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se për shkak të makinerisë, guri i madh nuk ka arritur të largohet, por vetëm disa të vegjël.

“Disa gurë më të vegjël janë hequr nga kompania përgjegjëse, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes, por te guri i madh nuk ka mundur të ndërhyjë, sepse nevojitet një makineri më e madhe dhe më e fuqishme. Një korsi është e lirë dhe veturat mund të kalojnë. Janë vendosur shiritat e sigurisë”, tha ai. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz