BallinaLajmeArrestohet një i dyshuar për mashtrim miliona eurosh me prona në Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për mashtrim miliona eurosh me prona në Ferizaj

Të ngjajshme

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me mashtrime pronësore me vlerë të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë intervistuar të dyshuarin B.L. (1990), i cili dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer veprat penale “mashtrim”, “falsifikim i dokumenteve” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”, transmeton lajmi.net.

Hetimet tregojnë se të dyshuarit, përmes falsifikimit të dokumenteve të identifikimit dhe certifikatave të pronësisë, kanë arritur të tjetërsojnë në mënyrë të kundërligjshme një pronë prej rreth shtatë hektarësh në komunën e Ferizajt. Vlera e kësaj prone vlerësohet të jetë rreth 3 milionë euro.

Sipas Policisë, pas përvetësimit të paligjshëm, prona është parcelizuar dhe më pas u është shitur personave të tretë.

Gjatë aksionit policor është realizuar një bastisje në një lokacion, ku janë sekuestruar një telefon mobil dhe dokumente që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Autoritetet bëjnë të ditur se ky rast lidhet me një operacion të mëhershëm, ku më 19 shkurt 2026 ishin arrestuar edhe katër persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në të njëjtat vepra penale.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për luftimin e krimeve ekonomike dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Njoftimi i plotë: 
Arrestohet një person për ‘mashtrim’, ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’
Prishtinë, më 02 Prill 2026
Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me një rast të mëhershëm, sot më datën 02.04.2026 ka intervistuar personin B.L., (1990) në cilësinë e të dyshuarit, pasi që dyshohet që në bashkëveprim edhe me presona të tjerë kanë kryer veprat penale; ‘Mashtrimi’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Legalizimi i përmbajtjes së rreme’.
Ekziston dyshimi i bazuar se personat e dyshuar, duke falsifikuar dokumentet e identifikimit dhe certifikatën e pronës së palës ankuese, kanë arritur të tjetërsojnë në mënyrë të kundërligjshme pronën e tij me sipërfaqe prej shtatë hektarësh në vlerë të përafërt të tregut rreth Tre (3) milion euro e cila gjendet në komunën e Ferizajt, të cilën më pas e kanë parcelizuar dhe shitur personave të tretë.
Në bazë të urdhrit për kontroll, është kryer bastisje në një lokacion, ku janë gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil dhe dokumente që ndërlidhen me rastin, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet për 48 orë.
Lidhur me këtë rast, me datën 19 shkurt 2026 Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dërguar në mbajtje edhe katër persona tjerë të cilët në bashkëkryerje dyshohet se kanë kryer veprat e lartcekura.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha veprave penale dhe në garantimin e sundimit të ligjit./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz