BallinaLajmeKonjufca në takimin e organizuar nga britanikët: Ngushtica e Hormuzit duhet të...

Konjufca në takimin e organizuar nga britanikët: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapët, i dënojmë sulmet e Iranit

Të ngjajshme

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, njofton se me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, mori pjesë “në një takim virtual të nivelit të lartë me mbi 40 Ministra të Punëve të Jashtme nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit”.

Konjufca informon se në takim u theksua qartë se liria e lundrimit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se “koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni”.

“Mbrojtja e anijeve civile dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare janë parime të panegociueshme. Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime. Ne qëndrojmë ne linjë me partnerët tanë në thirrjen se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt”, shprehet ai.

Ai thekson se “ndërprerjet në këto rrugë jetike nuk janë vetëm çështje rajonale, por prekin drejtpërdrejt ekonomitë dhe stabilitetin e shumë vendeve, përfshirë edhe vendin tonë. Ato ndikojnë në zinxhirët globalë të furnizimit, në çmimet e energjisë dhe në sigurinë ekonomike në përgjithësi. Për këtë arsye, veprimi ndërkombëtar është thelbësor për të garantuar stabilitetin dhe funksionimin normal të këtyre korridoreve strategjike”.

Në fund, Konjufca shton se “Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz