BallinaLajme“As maqedonasit s’ia bëjnë këtë njëri-tjetrit”, Rama akuzon opozitën: Të paudhë, shkojnë...

“As maqedonasit s’ia bëjnë këtë njëri-tjetrit”, Rama akuzon opozitën: Të paudhë, shkojnë në BE e kërkojnë të bllokohet anëtarësimi

Të ngjajshme

Kryeministri Edi Rama foli sot me socialistët në Asamblenë e PS-së në njësinë nr.14 në Tiranë.

Rama u ndal te denoncimet e opozitës te partneret europianë, për keqqeverisjen, narko-shtetin dhe korrupsionin e kabinetit të kryeministrit.

Sipas Ramës, ata janë ca të paudhë që nuk dinë se çfarë po bëjnë.

Rama thekson se asnjëherë nuk ja ka bërë diçka të tillë ndonjë komb tjetër bashkëkombasve të vet pavarësisht luftës politike, duke marrë dhe shembullin e Maqedonisë.

Kryeministri shton se për herë të parë fati po i buzëqesh shqiptarëve dhe nëse humbet diçka e tillë do duhen vite të rikuperohet.

Rama: Nuk lënë gjë pa thënë që ky proces të mos ndodh. Luftë politike ka dhe në vende të tjera nuk ja kanë bërë kurrë maqedonasit maqedonasve këtë punë. Kurrë. Që të thonë atje shiko se këta… ne kësaj nuk kemi ça i bëjmë. Nuk kemi ça i bëjmë ca të paudhëve që nuk e kanë idenë që çfarë po bëjnë.

Po tentojnë të dëmtojnë një moment ku fati, historia po i buzëqesh shqiptarëve. Diçka madhështore dhe gjëja më e jashtëzakonshme që mund të bëjmë për fëmijët tanë. E kundërta është gjëja më dramatike. Që ne të mos ja dalim dot. Nëse dera mbyllet. Do duhen vite pastaj. Isha me ca studentë, të duket sikur je europian se ikën pa vizë, shkon ku të duash, por kur zbret nga avioni nuk je më europiane atje, je i huaj. Ndërkohë që duke hyrë, duke u bërë Shqipëria vend anëtar je vendas në çdo qytet të BE.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz