Gianluigi Buffon ka njoftuar dorëheqjen e tij nga roli në kombëtaren e Italisë.
Ish-portieri i Juventusit, thotëse kjo ishte një akt urgjent pas humbjes nga Bosnja dhe mos kualifikimit në Kampionatin Botëror, shkruan IndeksOnline.
Dorëheqja e Buffon vjen vetëm pak orë pas dorëheqjes së Presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina.
”Dorëheqja një minutë pas përfundimit të ndeshjes kundër Bosnjës ishte një akt urgjent, një akt që erdhi nga thellësia e shpirtit tim. Po aq spontan sa lotët dhe ajo dhimbje zemre që e di se e ndaj me të gjithë ju. Më kërkuan të ndalem, për t’u dhënë të gjithëve kohë të reflektojnë siç duhet. Tani që Presidenti Gravina ka zgjedhur të tërhiqet, ndihem i lirë të bëj atë që e ndiej si një akt përgjegjësie, sepse, pavarësisht bindjes sime të sinqertë se kemi ndërtuar kaq shumë në aspektin e shpirtit dhe ekipit me Rino Gattuson dhe të gjithë bashkëpunëtorët, në kohën shumë të shkurtër në dispozicion të Ekipit Kombëtar, qëllimi kryesor ishte të rikthenim Italinë në Kupën e Botës. Dhe nuk ia dolëm. Është e drejtë t’ia lëmë kujtdo që vjen pas meje lirinë për të zgjedhur figurën që e konsideron më të mirë për të mbushur rolin tim. Përfaqësimi i Ekipit Kombëtar është për mua një nder dhe një pasion që më ka konsumuar që kur isha fëmijë. U përpoqa ta kryeja rolin tim duke i kushtuar të gjithë energjinë time, duke i parë të gjithë sektorët si një lidhje, një pikë dialogu dhe sinergjie midis ekipeve të ndryshme të të rinjve, duke punuar me drejtuesit e ndryshëm për të strukturuar një projekt që fillon nga më të rinjtë dhe shkon deri te Kombëtarja U21. E gjithë kjo për të rimenduar mënyrën se si i kultivojmë talentet e ekipit të ardhshëm kombëtar të të rriturve. Kërkova dhe sigurova përfshirjen e disa figurave të rëndësishme me përvojë të fortë, të cilët, së bashku me aftësitë që kanë tashmë, po sjellin këto ndryshime të nevojshme me një vizion afatmesëm dhe afatgjatë. Kjo sepse besoj në politikën e meritokracisë dhe specializimit të roleve. Do t’u takojë atyre që janë përgjegjës të gjykojnë mirësinë e këtyre zgjedhjeve. I mbaj të gjitha në zemrën time, me mirënjohje për privilegjin dhe mësimet që, edhe në këtë fund të dhimbshëm, më lë kjo përvojë intensive. Forza Azzurri gjithmonë.”, ka shkruar Buffon./IndeksOnline/
Rassegnare le mie dimissioni un minuto dopo la fine della gara contro la Bosnia, era un atto impellente, che mi usciva dal profondo. Spontaneo come le lacrime e quel male al cuore che so di condividere con tutti voi.
Mi è stato chiesto di temporeggiare per far fare le giuste… pic.twitter.com/OWtl0znwd0— Gianluigi Buffon (@gianluigibuffon) April 2, 2026