BallinaLajmePërplasje në Kuvendin e Shqipërisë, Balla kërkon 1 minutë heshtje për viktimat...

Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, Balla kërkon 1 minutë heshtje për viktimat e 2 Prillit, Noka e gjuan me bidon uji

Të ngjajshme

Gruda ia mbyll derën Shqipërisë: Gjithmonë krenar që luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda edhe njëher ia ka mbyllur derën Kombëtares...

“Takim mjaft vëllazëror”, ambasadori Malaj deklarohet pas bisedës me Konjufcën

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, takimin me...

Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA për operacione kundër Iranit

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin...

Brajan Gruda ia shuan shpresat Shqipërisë dhe Kosovës me veprimin e fundit

U përfol para disa ditësh se sulmuesi Brajan Gruda...

Marrëveshja e 14 marsit, ndërkombëtarët vizitojnë Mitrovicën e Veriut

Pak javë pas marrëveshjes rreth Ligjit për të Huajt,...

Një propozim i kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla për të mbajtur një minutë heshtje në nder të katër viktimave të 2 prillit 1991 në Shkodër, prishi qetësinë në Parlament, teksa opozita akuzoi shumicën për provokim.

Situata u tensionua, kur deputetët e PD-së, bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kërkuan që ti përgjigjen Ballës, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi kartën e votimit deputetes së PS-së, Bora Muzhaqi.

Ndërprerja e seancës për disa minuta nuk i uli tensionet, pasi Flamur Noka iu afrua Ballës dhe e goditi me shishe uji.

Pas rinisjes së seancës, opozita kërkoi përjashtimin e kreut të grupit të PS-së, teksa ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjeti rastin për t’i kujtuar Ballës një shprehje që e kishte përdorur vite më parë kur drejtonte këtë institucion.

““Kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret me gra, ka vetëm një shprehje… Merre zoti kryetar kape për zhelesh e nxirre jashtë”, tha Topalli./Top Channel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz