Dogana e Kosovës ka publikuar buletinin mujor për marsin 2026, duke raportuar rezultate pozitive në mbledhjen e të hyrave dhe avancimin e reformave në lehtësimin e tregtisë.
Sipas të dhënave zyrtare, të hyrat kanë arritur në 431 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 4.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, ndërsa vetëm gjatë muajit mars është regjistruar një rritje prej 12.7 për qind.
Dogana ka theksuar se zbatimi i sistemit të zhdoganimit para arritjes po ndikon ndjeshëm në transformimin e proceseve, duke ulur kohën e pritjes dhe kostot për bizneset.
Postimi i plotë: