BallinaLajme78-vjeçari i divorcuar dyshohet të jetë vrarë në Korçë, policia thërret familjarët

78-vjeçari i divorcuar dyshohet të jetë vrarë në Korçë, policia thërret familjarët

Të ngjajshme

Austria i thotë “JO” SHBA-së për Iranin, Europa ndan qëndrimet ndaj luftës

Austria ka refuzuar kërkesën e Shtetet e Bashkuara të...

Korridori 8 dhe gjuha shqipe, pjesë e shqetësimeve në takimin me kongresmenin amerikan

Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAOFNM) dhe organizata...

Pas një dekade, YE rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar

Reperi i njohur amerikan Kanye West, i njohur edhe...

Në fshatin Bulgarec, në Korçë një 78-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij. Mësohet se viktima është identifikuar si Gëzim (M) Vija, i cili jetonte i vetëm në banesë prej rreth 25 vitesh.

Trupi i pajetë është gjetur në banesën ku ai jetonte dhe më pas është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Gëzimi rezulton i divorcuar dhe ka katër fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë, ndërsa dy të tjerë jetojnë jashtë shtetit.

Familjarët janë thirrur në komisariat për të dhënë deklarimet e tyre, pasi deri më tani nuk ka ende një motiv të përcaktuar për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave. Nga hetimet paraprake dyshohet se i moshuari mund të jetë goditur me një send të fortë, ndërsa ekspertiza më e detajuar pritet të kryhet në morgun e Spitalit të Korçës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz