BallinaLajme15 praktikantë nisin rrugëtimin profesional në Komunën e Fushë Kosovës

15 praktikantë nisin rrugëtimin profesional në Komunën e Fushë Kosovës

Të ngjajshme

Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për pranimin e 15 praktikantëve, të cilët do të fillojnë praktikën e tyre profesionale në këtë institucion.

Kjo marrëveshje është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me synim krijimin e mundësive konkrete për zhvillimin profesional të të rinjve.

Përmes kësaj iniciative, praktikantët do të kenë mundësinë të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në institucionet komunale, të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të përgatiten më mirë për tregun e punës.

Ky bashkëpunim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të rinjve dhe rritjes së mundësive të tyre për punësim në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz