BallinaLajmeRudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën drejt integrimit euroatlantik

Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën drejt integrimit euroatlantik

Të ngjajshme

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rufolph, ka takuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ku ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në kuadër të iniciativës “Enable and Enhance” – me 3 milionë euro në vitin 2026 për pesë projekte kyçe.

Siç njofton ambasada në rrjetet sociale, thuhet se këto projekte fokusohen në forcimin e shërbimeve mjekësore, logjistikës dhe kapaciteteve zjarrfikëse brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) – kontribute konkrete që rrisin gatishmërinë operacionale dhe zhvillimin institucional.

“Shkëmbimi përfshiu gjithashtu asistencën e vazhdueshme të Gjermanisë në trajnimin ushtarak: kadetët kosovarë që aktualisht ndjekin trajnime gjuhësore në Gjermani do të vazhdojnë me edukimin për oficerë në përputhje me standardet e NATO-s – një investim në gjeneratën e ardhshme të udhëheqjes brenda FSK-së”.

“Përveç kësaj, programi dypalësh për vitin 2026 parasheh një gamë të gjerë aktivitetesh të përbashkëta, përfshirë shkëmbime ekspertësh dhe trajnime në logjistikë, polici ushtarake dhe edukim të oficerëve”, u tha në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Gjermania, tha njoftimi, ka qenë një partner i besueshëm për FSK-në që nga fillimi – “dhe mbetet e përkushtuar për thellimin e këtij bashkëpunimi dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik”.

Nga ana tjetër, ministri Maqedonci tha se Republika Federale e Gjermanisë përmes programit “Enable and Enhance” po vazhdon të mbështesë zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Sot, Ministria e Mbrojtjes ka pranuar një donacion në vlerë prej 3 milionë eurosh nga Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë, i dedikuar për realizimin e pesë projekteve konkrete, me fokus në plotësimin e flotës së transportit ushtarak si dhe në zhvillimin e kapaciteteve të mbështetjes mjekësore”.

“Me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, i cili sot zyrtarizoi këtë donacion, diskutuam gjithashtu për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz