BallinaLajmeDraft-rezoluta e PDK’së, AAK pajtohen që të diskutohet si pikë e parë...

Draft-rezoluta e PDK’së, AAK pajtohen që të diskutohet si pikë e parë – LDK e VV thonë ‘‘s’ka lidhje’’, kërkojnë grup të përbashkët  

Të ngjajshme

Selinë në nominim, Gimbo “fansi” numër një!

Dj Gimbo po e shpreh publikisht përkrahjen për të...

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Sot, në seancën e kuvendit, Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, në fjalën e saj, ka bërë të ditur se kjo parti ka përgatitur një drafte rezolutë për ‘’mbrojtjen e së vërtetës dhe dinjitetit të viktimave të luftës’’.

Rreth kësaj kërkese, shefja e grupit të Vetëvendosjes, Arberie Nagavci, tha se duhet krijohet një grup i përbashkët nga të gjitha partitë që të sillet një draft në fund për miratim, përcjell Gazeta Express.

‘’Jemi të gatshëm të dërgojmë deputetët tanë si pjesë e një grupi të përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha partive, dhe në fund të ditës sjellim një draft për ta miratuar në kuvend’’, ka thënë Nagavci.

Lidhur me këtë, kryetarja Albulena Haxhiu, tha se është ‘’çështje teknike’’’, nëse është në pike të parë apo të fundit, pasi që PDK kërkoi që ajo të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

‘’…është çështje teknike, sepse a është e para a e fundit, ne do ta trajtojmë megjithatë atë sot’’, ka thënë Haxhiu.

Këtij mendimi iu bashkua edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Jehona Lushaku, tha se janë të gatshëm të kontribuojnë në komision për ta plotësuar draftin.

‘’Në parim pajtohemi më të, gjithsesi jemi të gatshëm të kontribuojmë në komision të përbashkët nëse ka iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute’’, ka thënë Lushaku.

Ndërsa e pyetur nga Haxhiu për qëndrimin se ku të vendoset si pikë e rendit të ditës, Lushaku dëgjohet teksa thotë ‘’s’ka lidhje’’.

Shefi i grupit të AAK’së, Besnik Tahiri, është pajtuar me PDK’në, duke kërkuar që drafti të jetë pikë e parë e rendit të ditës.

‘’Ne këtë draft rezolutë, e kemi marrë dje si draft. Kemi pas bukur kohë për ta shqyrtuar dhe trajtuar. Propozimi jem është që po ashtu të jetë në rend të ditës si pikë e parë’’, ka thënë Tahiri.  /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz