BallinaLajme“Vonë jemi” – Çitaku nuk pranon të votohet asnjë pikë e rendit...

“Vonë jemi” – Çitaku nuk pranon të votohet asnjë pikë e rendit të ditës para draft-rezolutës për mbrojtjen e vlerave të luftës

Të ngjajshme

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Deputetja e PDK-së, njëherit edhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur përsëri në lidhje me draft-rezolutën që e kanë propozuar për të votuar për mbrojtjen e vlerave të luftës.

Ajo pas kërkesës së VV-së për diskutim dhe vendosjes në fund të rendit të ditës, ka thënë se nuk pranojnë të votohet asnjë pikë tjetër e rendit të ditës para kësaj draft-rezolute.

“Grupet parlamentare e kanë pranuar tekstin e rezolutës dje, ka pas kohë të mjaftueshme që të japin vërejtjet e tyre dje. Megjithatë ne jemi të gatshëm që të ulemi bashkë, sepse besoj që për secilin deputet nuk ka gjë më të rëndësishme sot se diskutimi i kësaj rezolute dhe votimi i saj sot. Ne jemi të gatshëm të ulemi, takohemi e inkorporojmë vërejtjet sot, por jo të bëjmë kompromis sepse ne iu dham votat për marrëveshjet ndërkombëtare, do t’i votojmë ato por ky tekst, kjo rezolutë në mbrojtje të së vërtetës historike, të viktimave, është më e rëndësishme se çdo marrëveshje ndërkombetare”, ka thënë Çitaku.

Ajo ka thënë se mund të diskutojnë edhe për shumë orë, që ta kenë në pikë të parë të rendit të ditës.

“Po propozoj nga grupi parlamentar i PDK-së që kjo të jetë pikë e parë të rendit të ditës, nuk ka kuptim që ne të votojmë pika të tjera të rendit të ditës pa e votuar këtë rezolutë. Vonë jemi”, ka shtuar Çitaku. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz