BallinaLajmeArrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në...

Arrestohen dy të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje në pronësi të armëve

Të ngjajshme

Kurti: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit ishte në shpërputhje me kushtetutën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare të...

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin Kurti...

KS i OKB-së, më 9 prill debaton për punën e UNMIK-ut në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i...

Policia e Kosovës, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, në bashkëpunim me prokurorin kompetent si dhe gjyqtarin e procedurës parapake, me datën 02.04.2026, ka filluar kontrollimin e një shtëpie në Prizren, në të cilën dyshohej se ndodhej një laborator për kultivim të bimëve narkotike të llojit kanabis sativa.

Lidhur me rastin në vendngjarje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, si dhe veprimet e mëtejme policore kanë vazhduar edhe me bastisjen e tri lokacioneve të tjera në Prizren, ku është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar.

Gjatë bastisjes në lokacionet e lartcekura janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

– pajisje të ndryshme të dedikuara për kultivim të bimëve narkotike si (llampa për ndriçim, aparat për ngrohje, klima, trafo të ndryshme të rrymës, gypa ventilimi, pajisje për matje të lagështisë, temperaturës, vegla pune, vazo, preparate kimike dhe pajisje tjera).

– një (1) bimë narkotike kanabis sativa rreth 30 cm,

– një qese me sub.narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.19 gramë,

– gjethe, dyshohet të bimës kanabis sativa me peshë 53.84 gramë,

– dy qese plastike me sub.narkotike dyshohet kokainë me peshë 0.41 gramë,

– një aparat vakumi,

– qese plastike,

– armë zjarri (pistoletë) e çmontuar me dy fishekë,

– 27 fishekë kalibër i panjohur,

– një veturë,

– një automjet (furgon) me targa vendore.

Të dyshuarit e lartcekur po ashtu dyshohet se kishin shkatërruar rreth 300 bimë të llojit kanabis sativa të mbjella në laborator brenda shtëpisë, me gjatësi rreth 20-30 cm, të cilat dyshohet se janë djegur.

Pas përfundimit të bastisjeve, procesimit të vendit të ngjarjes dhe sekuestrimit të dëshmive, të dyshuarit e lartcekur janë shoqëruar në stacionin policor ku edhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve përkatës dhe të njëjtit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, janë ndaluar për 48 orë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz