BallinaLajme“Objekti sa 13 fusha tenisi”, hulumtimi i CNN zbulon se si Kina...

“Objekti sa 13 fusha tenisi”, hulumtimi i CNN zbulon se si Kina po zhvillon në mënyrë sekrete kapacitetet e saj bërthamore

Të ngjajshme

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Kur tre fshatarë nga provinca Sichuan e Kinës u shkruan zyrtarëve lokalë në vitin 2022 duke i pyetur se pse qeveria po ua merrte tokën dhe po i dëbonte nga shtëpitë e tyre, ata kishin marrë një përgjigje të shkurtër: “Është sekret shtetëror”. Kështu e nis sot CNN një shkrim për hulumtimin rreth synimeve bërthamore të Kinës, transmeton Express.

Mediumi amerikan shkruan se tri vjet pas largimit të banorëve, imazhet satelitore tregojnë se fshati i tyre është bërë rrafsh dhe në vend të tij janë ngritur ndërtesa të reja të rëndësishme për prodhimin e armëve bërthamore të Kinës.

CNN raporton se ky zhvillim, i vërejtur edhe në imazhet satelitore dhe në shqyrtimin e dhjetëra dokumenteve të qeverisë kineze, vërteton pretendimet e fundit të Presidentit amerikan Trump se Kina po kryen modernizimin e armëve bërthamore.

“Trump do të vizitojë Pekinin në një udhëtim historik muajin e ardhshëm, ku pritet të përpiqet të fillojë një dialog rreth një marrëveshjeje për të frenuar ambiciet bërthamore të udhëheqësin kinez Xi Jinping”, raporton CNN.

Më herët këtë vit, marrëveshja e fundit për reduktimin e armëve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, e njohur si New START ka skaduar, derisa presidenti amerikan Trump dëshironte të arrinte një marrëveshje të re dhe të përmirësuar me Moskën që do të përfshinte edhe Kinën.

Megjithatë ndryshimet dramatike të vërejtura në vendet në Sichuan sugjerojnë se zhvillimi i armëve bërthamore të ushtrisë së Kinës, e njohur si Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA), tregon pak shenja të reduktimit të amibicieve nukleare të Pekinit.

Një nga ndërtimet më të konsiderueshme në zonën e Sichuan është një kupolë gjigante, me formë të pazakontë e ndërtuar në më pak se pesë vjet. CNN shkruan se ky objekt duket se vazhdon të pajiset, duke sugjeruar se mund të mos jetë ende në përdorim.

“Me një sipërfaqe prej 36,000 metrash katrorë, sa madhësia e 13 fushave të tenisit, kupola e përforcuar është e rrethuar nga një strukturë betoni dhe çeliku me monitorë rrezatimi dhe dyer shpërthimi, rrjeti i saj i tubave që gjarpërojnë nga objekti dhe futen në një ndërtesë me një oxhak të lartë ventilimi. Këto dhe karakteristika të tjera, duke përfshirë pajisjet e gjera të trajtimit të ajrit, janë projektuar për të mbajtur të bllokuara brenda kupolës materiale shumë radioaktive si uraniumi dhe plutoniumi, sipas shumë ekspertëve”, shkruan CNN.

Objekti, i cili u ndërtua brenda një baze armësh bërthamore të njohur prej kohësh nga CIA, është i rrethuar nga tre shtresa gardhesh sigurie. Derisa një tunel aty afër zhduket në shpatin e një mali.

CNN shkruan se për të analizuar karakteristikat individuale të vendit të njohur si 906, kanë përpiluar më shumë se 50 pamje nga faza të ndryshme të ndërtimit të objektit në një model 3D./GazetaExpress/

Pamjet satelitore të publikuara nga CNN:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz