BallinaLajmeVendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komunitetet rom, ashkali dhe...

Vendim për përfshirje: Hiqen tarifat e regjistrimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

Të ngjajshme

Gruda: Kurti me agjendë që vendi të mbahet i bllokuar

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin Kurti...

KS i OKB-së, më 9 prill debaton për punën e UNMIK-ut në Kosovë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS i...

Kadrijaj akuza qeverisë: Po fyhen viktimat duke mos trajtuar draft-rezolutën

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj...

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar marrjen e një vendimi të rëndësishëm për pjesëtarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Nëpërmjet një njoftimi, Krasniqi ka bërë me dije se, me qëllim të gjithëpërfshirjes, përfaqësimit dhe qasjes së barabartë në shërbimet komunale, edhe këtë vit ka marrë vendim për regjistrim falas të pjesëtarëve të këtyre komuniteteve.

“Regjistrimi falas i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian do të dëshmojë përkushtimin tonë ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbimet komunale” shkroi Krasniqi.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Me qëllim të gjithëpërfshirjes, përfaqësimit dhe qasjes së barabartë në shërbime komunale, si secilin vit të kaluar, edhe këtë vit kam marrë vendim për regjistrim falas për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Kam kërkuar nga Komunat që të shpallin muajin prill si muaj falas për regjistrimin e këtyre komuniteteve, duke krijuar lehtësira dhe ofruar informacion të plotë dhe të nevojshëm për regjistrim të mëvonshëm.

Regjistrimi falas i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian do të dëshmojë përkushtimin tonë ndaj përfshirjes, duke siguruar që të gjithë anëtarët e shoqërisë të njihen dhe të kenë qasje në shërbimet komunale.

Duke hequr dorë nga tarifat e regjistrimit, komunat do të eliminojnë barrierat financiare që mund të pengojnë komunitetet e margjinalizuara.

Kjo qasje jo vetëm që njeh vlerën e tyre të qenësishme, por gjithashtu afirmon të drejtën e tyre për trajtim dhe mundësi të barabarta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz