Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ka motivuar lojtarët e tij me një fjalim të fortë në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes finale të play-offit ndaj Kosovës.
Montella ka theksuar nevojën për të treguar nivel të lartë dhe qëndrueshmëri, duke i nxitur futbollistët e tij të japin maksimumin në një përballje vendimtare, shkruan Indeksonline
“Të luash mirë çdo tre ditë është diçka që i përket një niveli tjetër.
“Ne jemi gati për të luajtur në një nivel tjetër, të dalim në fushë dhe t’i mundim, të kthehemi në shtëpi si fitues”, ishte mesazhi i tij për skuadrën.
Ky fjalim i dha vetbesim lojtarëve të tij, të cilët u shfaqen në fushë dhe fituan me shifrat 0:1./Indeksonline/
Il discorso motivazionale alla nazionale turca del CT Montella uscito direttamente dal generatore pic.twitter.com/iQcFDJqHdj
— 𝓔𝓶𝓪𝓷𝓾𝓮𝓵𝓮𝓼𝓸𝓷𝓸𝓲𝓸_97 🐅❄️ (@zabetta97) April 1, 2026