Forcimi i sundimit të ligjit mbetet themeli i zhvillimit demokratik të Republikës së Kosovës.
Kështu ka deklaruar Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla pas takimit me Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, znj. Eva Palatova.
Sipas Gërvallës, Bashkimi Evropian mbetet një partner i rëndësishëm.
Postimi i plotë
Forcimi i sundimit të ligjit mbetet themeli i zhvillimit demokratik të Republikës së Kosovës
Në këtë frymë, sot prita në takim Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, znj. Eva Palatova. Gjatë këtij takimi, folëm për përparimin në finalizimin e pakos së projektligjeve që rrjedhin nga Deklarata e Përbashkët e Zotimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, një proces kyç për avancimin e reformave në sistemin e drejtësisë në kuadër të Planit të Rritjes.
Biseduam gjithashtu për çështje të tjera në kuadër të Agjendës së Reformave, prioritetet tona tjera dhe Agjendën Legjislative në drejtësi.
Bashkimi Evropian mbetet një partner i rëndësishëm në këtë rrugëtim, dhe bashkëpunimi ynë i ngushtë do të vazhdojë në funksion të thellimit të reformave dhe forcimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.