BallinaLajmeLDK me tre sekretarë të rinj, Abdixhiku paralajmëron ndryshime të tjera

LDK me tre sekretarë të rinj, Abdixhiku paralajmëron ndryshime të tjera

Të ngjajshme

Selin provokoi Mirin dhe Rogertin, debate në “Big Brother VIP

Treshja, Selin, Miri dhe Rogerti, po vijojnë ende me...

LIVE: Artemis II: Astronautët hyjnë në modulën Orion

Misioni Artemis II do të nisë një ekuipazh prej...

FFK mbron Vedat Muriqi pas kritikave: Sulmet nuk përfaqësojnë vlerat tona

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar përmes një...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar dy kryetarë komunash dhe një anëtar kryesie në tri pozita sekretarësh.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati është emëruar në pozitën e sekretarit të përgjithshëm, kurse kreu i Vitisë, Sokol Haliti nga sot do të jetë edhe sekretar për mërgatën.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë, Visar Azemi është emëruar si sekretar organizativ.

Për këto ndryshime në strukturën udhëheqëse të LDK-së ka njoftuar kreu i saj, Lumir Abdixhiku.

“Këto emërime janë pjesë e fazës së konsolidimit organizativ dhe politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me orientimet të përcaktuara nga Kuvendi i fundit i partisë.”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur se së shpejti do të prezantojë edhe përbërjen e re të Kryesisë së LDK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz