BallinaLajmeLumir Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar...

Lumir Abdixhiku emëron në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin

Të ngjajshme

Foto me fanellë të Suedisë, reagon Arbër Zeneli

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin...

Kërkesa për prova të reja, cenim i sigurisë juridike dhe shkelje e rregullave bazë të procedurës

Shkruan: Ardian Bajraktari Në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së...

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka emëruar në pozita partiake Ilir Feratin, Sokol Halitin dhe Visar Azemin.

Kështu Ferati do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së.

Soko Hiliti është emëruar në detyrën e Sekretarit për Mërgatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa, Visar Azemi në atë të Sekretarit Organizativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Në vijim të autorizimeve të marra nga Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në përputhje me orientimet e përcaktuara në Deklaratën Politike të miratuar nga Kuvendi i fundit i LDK-së, kam marrë vendim për emërimet në disa pozita të rëndësishme organizative të partisë. Në këtë kuadër,

– Ilir Ferati emërohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për drejtimin dhe koordinimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për sigurimin e zbatimit të rregullt të vendimeve të organeve drejtuese të saj.

– Sokol Haliti emërohet në detyrën e Sekretarit për Mërgatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për forcimin e lidhjes së partisë me mërgatën tonë, organizimin dhe përfshirjen e saj aktive në jetën politike dhe zhvillimore të vendit.

– Visar Azemi emërohet në detyrën e Sekretarit Organizativ të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me përgjegjësi për koordinimin e strukturave organizative të partisë dhe për forcimin e funksionimit të saj në të gjitha nivelet.

Këto emërime janë pjesë e fazës së konsolidimit organizativ dhe politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me orientimet të përcaktuara nga Kuvendi i fundit i partisë.

Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për Imri Ahmetin, i cili deri në Kuvendin e fundit të LDK-së ka ushtruar me integritet dhe përkushtim detyrën e Sekretarit të partisë, duke dhënë një kontribut të çmuar në funksionimin institucional dhe organizativ të saj.

Së shpejti do të prezantoj edhe përbërjen e re të Kryesisë së LDK-së, si pjesë e procesit të riorganizimit dhe fuqizimit të mëtejshëm të strukturave drejtuese të partisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz