BallinaLajmeKurti pret shefin e EULEX-it, theksohet nevoja për reforma në drejtësi dhe...

Kurti pret shefin e EULEX-it, theksohet nevoja për reforma në drejtësi dhe digjitalizim të sistemit

Të ngjajshme

Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

Pas disfatës 0:1 të Kombëtares së Kosovës ndaj Kombëtares...

18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

18-vjeçari, Yll Zenuni është i riu që të dielën...

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës, pas humbjes së Kosovës mbrëmë

Edon Zhegrova ka reaguar pas humbjes së Kosovës mbrëmë...

Bora bllokon qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se si...

LDK me tre sekretarë të rinj, Abdixhiku paralajmëron ndryshime të tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës ka emëruar dy kryetarë komunash...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ku është diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit dhe sfidat në sistemin e drejtësisë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u vlerësua puna e EULEX-it në Kosovë, me theks të veçantë roli i tij në monitorimin e institucioneve të drejtësisë dhe kontributi në avancimin e sundimit të ligjit.

Në këtë drejtim, të dyja palët u pajtuan se sistemi gjyqësor vazhdon të përballet me sfida, veçanërisht në aspektin e vonesave në trajtimin e rasteve, menaxhimit joefikas dhe mungesës së konsistencës në vendimmarrje. U theksua nevoja për reforma të thella që do të rrisin disiplinën, llogaridhënien dhe efikasitetin në gjyqësor.

Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e digjitalizimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si një element kyç për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. U vlerësua e domosdoshme që sistemi elektronik për menaxhimin e lëndëve të zbatohet nga të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.

Në përfundim, u ritheksua se EULEX-i mbetet një partner i rëndësishëm për Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit, ndërsa kryeministri Kurti riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për vazhdimin e reformave që synojnë një sistem drejtësie më efikas, transparent dhe të përgjegjshëm. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz