BallinaLajmeHoti emëron U.D të Drejtorit Ekzekutiv të IQP-së, Kastriot Jasharin

Hoti emëron U.D të Drejtorit Ekzekutiv të IQP-së, Kastriot Jasharin

Të ngjajshme

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka emëruar Kastriot Jasharin  Ushtrues Detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky emërim është pjesë e një procesi më të gjerë reformimi të IQP-së, që ka thënë se e ka prioritet gjatë mandatit të tij.

“Inspektorati i Punës nuk mund të operojë me kapacitete të kufizuara, sepse respektimi i të drejtave të punëtorëve është detyrim ligjor dhe kërkon reagim efikas. Kjo ka qenë një ndër zotimet tona të qarta dhe pjesë e programit qeverisës. Prandaj, do të ndërmarrim hapa konkretë për rritjen e ndjeshme të numrit të inspektorëve, forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, digjitalizimin e plotë dhe garantimin e zbatimit të ligjit në çdo rast”, ka thënë ai.

Ai i ka ofruar mbështetje të plotë Jasharit dhe ka thënë se nga ai pret rezultate konkrete në terren.

“Njëkohësisht, falënderoj z. Vesel Zhinipotokun për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm. Transparenca, llogaridhënia dhe rezultatet nuk janë parime deklarative, por standard i panegociueshëm për çdo institucion dhe çdo zyrtar”, ka shkruar Hoti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz