BallinaLajmeKomuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione...

Komuna e Mitrovicës së Jugut u ndan qytetarëve 70 mijë euro subvencione për trajtime mjekësore

Të ngjajshme

Mesazhi i Gallapenit: Këto momente na bëjnë më të bashkuar

Futbollisti i Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar pas humbjes...

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike në konflikt...

Udhëheqësi suprem i Iranit lavdëron Hezbollahun: Do të vazhdojmë t’ju mbështesim

Udhëheqësi suprem i Iranit ka lavdëruar grupin militant Hezbollah...

Altin Krasniqi feston ditëlindjen pranë babait në Hagë

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka shkruar...

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka njoftuar qytetarët për hapjen e aplikimit për subvencione në mbulimin e shpenzimeve shëndetësore, i cili do të fillojë më 7 prill 2026 dhe do të zgjasë deri më 6 maj 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, subvencionet dhe transferet do të ndahen për disa kategori përfituesish, përfshirë rastet e rënda me probleme serioze shëndetësore, fëmijët me probleme shëndetësore, ngecje fizike dhe çrregullime psikike, si dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike dhe jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se gjatë procesit të ndarjes së subvencioneve, përparësi do t’u jepet rasteve të sapo diagnostikuara me sëmundje malinje, rasteve me kosto të lartë trajtimi, familjeve me gjendje të rënduar ekonomike, si dhe pacientëve që detyrohen të trajtohen në institucione private brenda apo jashtë vendit për shkak të mungesës së shërbimeve në sektorin publik.

Për të përfituar nga këto subvencione, aplikuesit duhet të dorëzojnë një sërë dokumentesh, përfshirë kërkesën zyrtare, dokument identifikimi valid të Republikës së Kosovës, dëshmi mjekësore nga specialisti, prova mbi koston e trajtimit, dëshmi të gjendjes ekonomike, konfirmim bankar me numrin e xhirollogarisë, si dhe dokumente që vërtetojnë lidhjen familjare.

Nga Drejtoria e Shëndetësisë është theksuar se kërkesat e pakompletuara ose ato që nuk përmbajnë dokumentacionin e nevojshëm nuk do të shqyrtohen dhe do të refuzohen.

Qytetarët e interesuar inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që dokumentacioni i tyre të jetë i plotë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz