Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se po e shqyrton seriozisht nxjerrjen e Shteteve të Bashkuara nga NATO pasi aleatët nuk mbështetën veprimin ushtarak amerikan kundër Iranit, sipas një interviste me gazetën britanike Daily Telegraph.
Trump e përshkroi aleancën si një “tigër prej letre” dhe tha se largimi i Shteteve të Bashkuara nga pakti i mbrojtjes tani është “përtej rishqyrtimit”, raportoi gazeta. Ai tha se prej kohësh ka dyshime për besueshmërinë e NATO-s, shkruan Reuters.
“Oh po, do të thosha [se është] përtej rishqyrtimit”, i tha Trump gazetës kur u pyet nëse do ta rishqyrtonte anëtarësimin e SHBA-së në aleancë pas konfliktit.
“Unë kurrë nuk jam ndikuar nga NATO. Gjithmonë e kam ditur se ata ishin një tigër prej letre, dhe Putini e di këtë gjithashtu, meqë ra fjala”.