BallinaLajmePensionisti Raça rikthehet në KEK- Përfiton 15 mijë euro kontratë nga Hashani,...

Pensionisti Raça rikthehet në KEK- Përfiton 15 mijë euro kontratë nga Hashani, para 3 viteve iu shkëput bashkëpunimi për sjellje jo të mira

Të ngjajshme

Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Gramos Hashani duket se po vazhdon t’i shfrytëzojë ditët e mundësitë e fundit që ka nga KEK-u.

Hashani ka vendosur që ta angazhoj  si këshilltar të jashtëm pensionistin Ismet Raça.

Angazhimi i Raçës do t’i kushtojë KEK-ut me kontratë rreth 15 mijë euro.

Dokumentet e prokurimit tregojnë se Raça ishte i vetmi ofertues në tender, duke siguruar pagesë rreth 2,500 euro në muaj, raporton lajmi.net.

Rasti bëhet edhe më i rëndë kur shihet e kaluara e tij në KEK. Raça është rikthyer vazhdimisht si konsulent në vitet 2021, 2022 dhe 2023, me kontrata 6-mujore gjatë kohës kur KEK-un e drejtonte Nagip Krasniqi, tash nën akuza për keqpërdorim të detyrës.

Në vitin 2023, kontrata e Raçës prej 11,400 euro ishte ndërprerë para kohe. Në dokumentet zyrtare të e-prokurimit, arsyeja është e shkruar për “sjellje jo të mira”.

Pavarësisht këtij vlerësimi negativ të dokumentuar, Hashani e rikthen sërish në vitin 2026, kësaj here pa asnjë konkurrencë dhe në një kohë kur vetë KEK-u ka mijëra punëtorë në dispozicion.

Vendimi ngre dyshime serioze, pse i njëjti emër vazhdon të shpërblehet me kontrata publike, edhe pas i ishte ndërprerë bashkëpunimi vite më parë për sjellje jo të mira. Po ashtu, kësaj radhe pensionisti Raça u shpërblye pa pasur garë reale.

Ndryshe Hashani po vazhdon ta kryejë detyrën e Kryeshefit të KEK-ut derisa ende s’dihet nëse ai ka kandiduar për ta zotuar këtë pozitë në konkursin e hapur së fundi dhe se s’dihet kush në fakt do e drejtojë KEK-un pas tij./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz