Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.
Sipas njoftimit zyrtar, personi i dyshuar është duke u kërkuar nga autoritetet dhe dyshohet për përfshirje në këtë vepër penale.
Policia u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojë në numrin e telefonit 192 ose përmes emailit [email protected]