BallinaLajmeUlutas pret në takim ministrin e Sportit të Turqisë, KFOR: U diskutua...

Ulutas pret në takim ministrin e Sportit të Turqisë, KFOR: U diskutua për prioritetet e misionit për të ardhmen

Të ngjajshme

Pa lajme që nga tetori: Kërkimet për Florjan Tabakun vijojnë

Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u...

Hetuesit e IPK-së arrestojnë një të dyshuar për lëndim të rëndë trupor

Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia e Kosovës...

Asllani i mërzitur: Një ëndërr që u ndal pak para fundit

Fisnik Asllani ka mbetur i mërzitur pas humbjes së...

Enver Hasani: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese ngushtuan hapësirën e manovrimit politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesori Enver Hasani në...

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim ministrin e Rinisë dhe Sportit të Turqisë, Osman Askin Bak.

KFOR ka bërë të ditur se gjatë takimit, të dy ata, kanë shkëmbyer mendime mbi disa tema, përfshirë këtu, edhe situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vijim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen, përcjell Gazeta Express.

‘’ Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin afatgjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me Ministrin e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë, Shkëlqesinë e Tij Osman Aşkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

Ata shkëmbyen mendime mbi një sërë temash, përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vijim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen. Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin afatgjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz