BallinaLajme295 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj gjatë marsit

295 gjoba për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes në Ferizaj gjatë marsit

Të ngjajshme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria...

“Disfata i dha fund ëndrrës së Kosovës”- BBC shkruan për humbjen e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka humbur mundësinë për një paraqitje...

“Beteja” e LVV-së dhe PDK-së për një anëtar në KQZ

Presidentja Vjosa Osmani ende nuk ka vepruar sa i...

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve në rrugë.

Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, gjatë muajit mars 2026 janë shqiptuar gjithsej 295 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë vozitjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, transmeton lajmi.net.

Autoritetet policore apelojnë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të përqendrohen plotësisht në drejtim, duke shmangur çdo lloj shpërqendrimi. Sipas tyre, edhe një moment i shkurtër pakujdesie nga përdorimi i telefonit mund të ketë pasoja të rënda për jetën e njerëzve.

Policia gjithashtu inkurajon qytetarët që të raportojnë shkeljet e rregullave të trafikut, qoftë duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, apo duke telefonuar në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Nga Policia Rajonale e Ferizajt sigurohet se të gjitha raportimet e qytetarëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz