Komisioni i Posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka shqyrtuar aplikacionet e kandidatëve për dy gjyqtarë në Gjykatë Kushtetuese.
Ky takim është kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetarja e Kuvendit të Kosovës.
Aty është vlerësuar përmbushja e kritereve të kandidatëve të përcaktuar me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
“Komisioni vendosi që intervistimi me gojë i të nominuarve që plotësojnë kushtet ligjore, të mbahet më 7-8 prill 2026”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
- Advertisement -