BallinaLajmeAzemi kritikon shtyrjen e tarifave: Nuk mund të ketë rritje pa sqaruar...

Azemi kritikon shtyrjen e tarifave: Nuk mund të ketë rritje pa sqaruar problemin e njëhsorëve

Të ngjajshme

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Ambasadorja e Izraelit për ndeshjen e sotme: Forca Kosova!

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka shkruar...

Investimet në Kosovë, Kusari-Lila takim me Odën Sllovene të Bizneseve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) deklaron...

Sot, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se, tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj.

Lidhur me këtë ka reaguar, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky i fundit këtë vendim e ka cilësuar si të ‘’duhur’’, porse, ‘’të pamjaftueshëm”.

Azemi më tej, ka thënë se veprimi në fjalë është rezultat i presionit publik ‘’pas skandalit me njehsorët’’.

‘’ Nuk mund të ketë rritje, ndryshim apo barrë të re mbi qytetarët, derisa të sqarohet e vërteta e plotë për matjen, faturimin dhe dëmin e shkaktuar. Kjo është kërkesë minimale e drejtësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

Shtyrja e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë deri më 1 maj është hap i duhur, por i pamjaftueshëm.

Ky veprim duket qartë se është rezultat i drejtpërdrejtë i presionit publik pas skandalit me njehsorët.

Por kjo nuk mjafton.

Çdo ndryshim tarifor duhet të pezullohet plotësisht deri në përfundimin e hetimeve.

Nuk mund të ketë rritje, ndryshim apo barrë të re mbi qytetarët, derisa të sqarohet e vërteta e plotë për matjen, faturimin dhe dëmin e shkaktuar. Kjo është kërkesë minimale e drejtësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Qytetarët e Kosovës nuk mund të paguajnë më shumë, kur ende nuk dihet saktë sa janë dëmtuar. Prandaj, kërkoj që të gjitha ndryshimet të mbeten të pezulluara deri në përmbylljen e plotë të hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz